Thiago mund të transferohet në Arabinë Saudite

22 prill 2024 | 13:55

Thiago Alcantara nuk do të qëndrojë te Liverpool.

Ish-mesfushori i Bayern Munichut arriti në Premier League me pritshmëri të mëdha, por dëmtimet nuk e lejuan të gjente vazhdimësi. Sipas asaj që raportohet nga Football Insider, spanjolli është duke shqyrtuar mundësinë për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë në Arabinë Saudite.

Alcantara është i vetëdijshëm se ai ka hyrë në fazën e fundit të karrierës së tij dhe për këtë arsye do të dëshironte ta mbyllte si duhet. Një tjetër opsion, megjithatë, është një kalim në Spanjë. Nga viti 2020-2021 në Anfield Road, ai veshi fanellën e The Reds 98 herë, duke shënuar 3 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se…