“Ti je flamuri ynë që valon” – Mbesa kujton gjyshen dëshmore, në përvjetorin e rënies

03 gusht 2025 | 11:31

Egzontina Brahimaj, vajza e Gjeneral Nazmi Brahimaj, ka kujtuar me fjalë të ndjera gjyshen e saj të ndjerë, nënën Azë, në përvjetorin e rënies së saj. Në një postim emocional, ajo ka ndarë mesazhin e saj për figurën e fortë të nënës Azë, e cila la gjurmë në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare si një grua e guximshme dhe një nënë e pathyeshme.

“Ti nuk je thjesht gjyshja jonë, je frymëzim, je histori, je flamuri ynë që valon krenar,” – shkruan Egzontina. Në duar mban një punim të veçantë ku është skalitur fytyra e nënës Azë – një simbol përjetësimi dhe nderimi për jetën dhe sakrificën e saj.

Kujtimi i plotë i Egzontinës:

“Nëna Azë ❤️🌹,

Sot nderojmë me përulësi shpirtin tënd fisnik, gjyshja jonë e dashur. Je larg me trup, por zemra jote rreh në çdo kujtim tonin, në çdo frymë lirie që gëzojmë. Rrove e luftove për të ardhmen tonë, dhe në atë përballje të madhe, le gjurmë të pashlyeshme si një grua e guximshme, një nënë e pathyeshme, një bijë e atdheut që nuk u përkul kurrë.

Ti nuk je thjesht gjyshja jonë, je frymëzim, je histori, je flamuri ynë që valon krenar. Lavdi jetës tënde dhe sakrificës tënde të shenjtë. U prehsh në paqe, në dritën e përjetshme që vetëm dëshmorët e vërtetë e meritojnë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka një çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur…