“Tifozët Kuq e Zi” sulmojnë me ngjyrë të kuqe Bashkinë e Korçës, shkak Bregoviqi

16 gusht 2021 | 17:01

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozët Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një aksion duke shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkisë së Korçës, e cila e ka ftuar këngëtarin serb Goran Bregoviq në Festën e Birrës.

Ata sulmuan me ngjyrë të kuqe zyrat e Bashkisë së Korçës, në shenjë revolte ndaj ftesës që i është bërë Bregoviqit. Ata thanë se ky ishte vetëm një paralajmërim dhe nuk do të ndalen derisa Bashkia e Korçës ta tërheqë ftesën për Goran Bregoviqin.

“Sot kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që ta tërheqin ftesën për Goran Bregoviqin. Ne nuk do të ndalemi derisa t’ia arrijmë qëllimit”, thuhej në postimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, njësitet relevante të trafikut rrugor në rajonin…