
‘Tigrat e Zi’ reagojnë pas largimit të Islamit nga Feronikeli
24 maj 2021
| 16:46
Tifozët e skuadrës së Feronikelit “Tigrat e Zi” kanë reaguar pas largimit të mbrojtësit Përparim Islami.
Ata e kanë falënderuar Islamin për kontributin e madhe që ka dhënë për këtë klub.
“Faleminderit Përparim Islami-‘Rruki’ që kontribuove për klubin e qytetit tonë. ‘Tigrat e Zi’ do të respektojnë gjithmonë, andaj qyteti jonë është shtëpia jote. Ne si tifozeri të urojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme në karrierën tënde”, thuhet në reagimin e tifozëve ‘Tigrat e Zi’.
“Epoka e re” ka mësuar se Islami karrierën futbollistike do ta vazhdoj në skuadrën e Dritës nga Gjilani.
/Epoka e re/