Time Kadrijaj: Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit dhe keqpërdorimeve

11 korrik 2025 | 12:20

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj gjatë qëndrimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për skandalet e qeverisë Kurti.

“Deputetët e frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje me britmat e tyre po e pengojnë edhe atë pak fjalë që po na lë kryesuesi i Kuvendit, dhe neve nuk na ka mbetur tjetër pos të drejtohemi përmes medieve”.

“Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, një prej premtimeve që ka marr më së shumti mbështetje ka qenë se do t’i luftonte oligarkët, ndërsa sot çfarë po bën kjo qeveri dhe kjo parti? A është oligark Martin Berishaj? Ambasadori i Kosovës në Kroaci, i akuzuar së fundmi nga zyra e prokurorit në Slloveni, për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës nga një zyrtar; dhe abuzimi me miliona euro. A kemi pasur kritike dhe shkarkim të këtij drejtori? Jo, s’kemi pasur, sepse është shok i Albin Kurtit dhe jo që s’është sulmuar, por është mbrojt”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj ka përmendur edhe, siç i quan ajo, skandalet e Nagip Krasniqit, Dejohna Mihalit, Ridvan Muharremit, Rozeta Hajdarit e Driton Dalipit.

“Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij qeveritar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të vëmendjes, por…