
Tirana në panik pas tërmetit
28 janar 2020
| 22:42
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter ka rikthyer panikun tek qytetarët në Tiranë.
Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë. “Lapsi.al” sjell foto nga pamja e sheshit ‘Nënë Tereza’, ku siç shihet dhjetëra makina janë parkuar aty.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ky tërmet ishte pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit.
“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lëkundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.