TKZ akuzojnë FShF-në për pengesa në ndeshjen Letoni – Shqipëri

11 qershor 2025 | 15:38

Tifozat Kuq e Zi kanë akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për veprime të qëllimshme për t’i penguar gjatë ndeshjes së fundit të Kombëtares së Shqipërisë. Në një deklaratë publike, ata treguan se në hyrje të stadiumit u përballën me kontrolle të rrepta, të cilat sipas tifozëve ishin kërkuar “me urdhër të FSHF-së”.

“Manovrat penguese të FShF-së vazhduan edhe në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-wt na thanë hapur: ‘Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht’. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe ‘TKZ on Tour’. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda. Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se ‘s’kishim tifoza’.  E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti. Tifoza Kuq e Zi. O sa mirë me qenë Shqiptar!”, thuhet në njoftimin e Tifozat Kuq e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë nesër (e…