“Topçinjtë” shesin sulmuesin brazilian

10 qershor 2025 | 08:30

Arsenali ka konfirmuar se sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga klubi për një marrëveshje të përhershme me klubin tjetër.

Marquinhos, 22-vjeç, kaloi në Londrën veriore nga Sao Paulo për 3 milionë funte gjatë verës 2022, por pati vetëm pak paraqitje nën Mikel Artetan.

Debutimi i Marquinhos ishte për mbamendje, pasi ai shënoi dhe asistoi në fitoren e ekipit në Europa League ndaj FC Zurich shtatorin e vitit 2022, para se të bënte debutimin edhe në Premier League kundër Brentford atë muaj.

Megjithatë, sulmuesi i krahut luajti vetëm katër herë për ekipin senior të Arsenalit dhe u huazua katër herë, në Nantes, Norwich City, Fluminense dhe Cruzeiro.

Në deklaratën e “Topçinjve” thuhet se “Të gjithë në Arsenal e falënderojnë Marquinhos për kontributin e tij në klub dhe i dëshirojnë atij më të mirën për të ardhmen”.

“Evening Standard” raportoi se Arsenali do të marrë rreth 2.5 milionë funte nga shitja e sulmuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS),…