
Torresi zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur
22 shtator 2020
| 13:29
Fernando Torres ka befasuar me disa emra të përzgjedhur nga formacioni i përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë.
Fernando Torres ka zgjedhur formacionin e përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë te skuadra e Liverpoolit dhe Chelseat. “The Kid” ka luajtur me shumë emra të njohur të elitës së futbollit anglez.
Mirëpo, në zgjedhjet e tij, ai ka befasuar duke lënë jashtë ekipit portierin Petr Cech, mbrojtësin Jamie Carragher, ose dyshen e mesfushorëve Javier Mascherano e Eden Hazard.
Formacioni i zgjedhur nga Torres: Pepe Reina, Branislav Ivanovic, Sami Hyypia, John Terry, Ashley Cole, Xabi Alonso, Frank Lampard, Steven Gerrard, Dirk Kuyt, Yossi Benayoun, Didier Drogba.