
Totaj memorandum bashkëpunimi me Swisscontact dhe Makerspace Innovation Center Prizren
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Swisscontact – Matching Skills to Jobs dhe Makerspace Innovation Center Prizren, për ta nisur një program të avancuar trajnimi në Data Science, i cili do të ofrojë trajnim intensiv, mentorim, projekte reale dhe lidhje me tregun e punës, në bashkëpunim me sektorin privat.
Totaj ka theksuar se trajnimi mbështetet nga licenca ndërkombëtare e CNM Ingenuity dhe synon t’i fuqizojë individët dhe bizneset, ndërsa, MICP do të jetë implementuesi i këtij modeli të suksesshëm për zhvillimin e aftësive digjitale nga i cili përfitues do të jenë bizneset dhe studentët.
Matching Skills to Jobs është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Sëisscontact.