Totaj: Nëse e duan votën tonë për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomik, t’i marrin parasysh rekomandimet tona

01 dhjetor 19:39

Shaqir Totaj, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin ‘INFO-D’ me Emanuel Demaj, ka thënë se kanë edhe ata opsione që duhet diskutuar për t’u futur në draft-ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe nëse ato pranohen nga ana e Qeverisë, jemi të gatshëm që ta votojmë.

Sipas Totajt, kjo qeveri po shihet që nuk ka mundësi të kaloi këtë draft-ligj, ku po shihet që secili nga liderët e partive të koalicionit është shef i kryeministrit aktual.

Ndërsa, në anën tjetër sipas Totajt kjo qeveri nuk po merr parasysh asnjë rekomandim dhe asnjë kërkesë të opozitës për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Ne duhet të ulemi dhe t’i shfaqim opsionet tona dhe pastaj të shohim kalimin edhe në lexim të dytë të draft-ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne i kemi kërkesat tona dhe nëse merren parasysh disa nga ato, apo pranohen atëherë jemi të gatshëm ta votojmë këtë draft-ligj. Të gjitha problemet që presin zgjedhje duhet kërkuar nga koalicioni qeverisës, i kemi tri parti që udhëheqin me qeverinë. Po shihet se koalicioni i shpresës i drejtuar nga Albin Kurti, nuk pati mundësi ta mbajë as dy muaj qeverinë, ndërsa ne si parti jemi akuzuar vazhdimisht. E tash po shihet kur nuk është në qeveri PDK”, ka thënë Totaj, transmeton “Kosova.Info”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër do…