Tottenhami fiton Ligën e Evropës pas 41 vitesh

21 maj 2025 | 23:10

Në finalen e zhvilluar në stadiumin San Mames të Bilbaos, Tottenhami i drejtuar nga Ange Postecoglou triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Manchester United, duke fituar Europa League 2024-2025.

Ky është trofeu i parë europian për Spurs që nga Kupa UEFA në sezonin 1983-84, ndërsa fitorja u siguron edhe një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, duke shpëtuar një sezon të dobët në Premier League.

Finalja nisi me ritme të larta dhe presion nga të dyja skuadrat. Diallo rrezikoi për United me një goditje të djathtë, por në minutën e 42-të ishte Johnson ai që kaloi në avantazh Tottenhamin, me një goditje që u devijua nga Shaw, duke përfunduar në rrjetë si një gjysmë-autogol.

Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” u përpoqën të rikuperojnë, por mbrojtja e londinezëve rezistoi. Van de Ven shpëtoi një gol të sigurt mbi vijën fatale, ndërsa portieri Vicario u bë hero në minutat shtesë me një pritje vendimtare që vulosi fitoren historike të Tottenhamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me…