Totti: Dybala-Lukaku janë dyshe më e mirë se Lautaro-Thuram

14 nëntor 2023 | 16:15

Francesco Totti është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit italian.

Legjenda e Romës edhe pas pensionimit shpesh herë jep deklarata interesante për futbollin dhe sidomos ish-skuadrën e tij Romën.

Kapiteni legjendar i Romës ka vlerësuar punën e madhe të Jose Mourinhos te verdhekuqtë, teksa ka thënë se portugezi duhet të qëndrojë në “Olimpico”.

“Mourinho është një nga më të mëdhenjtë në botë, statistikisht së bashku me Ancelottin, ai është trajneri që ka fituar më shumë trofe”.

“Në dy vite ai preku dy finale evropiane, ndërsa fitoi Ligën e Konferencës, gjë që në historinë e këtij klubi nuk ishin arritur kurrë dy finale radhazi në 25 vitet e fundit”.

“Si tifoz i Romës do ta falënderoj për jetë. Për mendimin tim trajnerët e mëdhenj duhet të qëndrojnë në skuadra të mëdha. Mourinho duhet të qëndrojë te Roma”, tha Totti. Tutje ish-numri 10 i Romës tha se vlerëson më shumë dyshen Paulo Dybala – Romelu Lukaku se sa ajo e Interit, Lautaro Martinez – Marcus Thuram.

“Dybala është pikëmbështetja e skuadrës është ai që luan lojën. Së bashku me forcën e Lukakut, del një binom i mirë, që të gjithë do ta dëshironin në Serie A”.

“Mes tyre dhe Lautaro-Thuram unë zgjedh Dybala-Lukaku, për mua është çifti perfekt dhe shpresojmë që ata të na e tregojnë këtë gjë sa më shpejt. Për Dybalan varet nga problemet fizike, Lukaku nga ana tjetër është gjithmonë gati”, tha Totti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të martën në…