
Tragjedi në Indi: Përplaset avioni i ‘Air India’ me 242 pasagjerë në bord
Një avion i kompanisë “Air India” është përplasur sot në qytetin Ahmedabad të Indisë perëndimore. Sipas “India Today”, përplasja ka ndodhur gjatë aterimit të avionit. Është bërë me dije se avioni “Boeing 787-8 Dreamliner”, i fluturimit “AI171”, ishte nisur nga Ahmedabad me destinacion Londër Gatwick.
Sipas informacioneve të para nga policia, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë. Ndërsa, pamje dramatike nga vendngjarja tregojnë mbeturinat e avionit në flakë dhe tym të zi që ngrihet në qiell.
Ambulanca dhe ekipe të shpëtimit janë duke transportuar të plagosurit, ndërsa nuk informacion zyrtar për viktima.
“Air India” ka publikuar një deklaratë ku ka thënë se është në proces të mbledhjes së informacioneve dhe do të japë përditësime në faqen e saj zyrtare “airindia.com” dhe në llogarinë në “X”.