Tragjedia në Shkodër, kush ishte KAPITENI i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!

08 korrik 2025 | 19:49

Shkodra pasditen e sotme mori një lajm të trishtuar.

Një 51-vjeçar, me detyrë kapiten i një anije që bënte guidë turistike në liqenin e Shkodrës, është mbytur në tentativë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Arben Alamani, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Ndërsa turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Bashkia e Shkodrës, e cila pasi shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, vlerëson aktin guximtar të kapitenit, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Alamani, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë” – shkruhet në mesazhin e Bashkisë Shkodër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, vdekje…