
Trajneri i ri i Al Nassr: Do ta ndihmoj Ronaldon të fitojë trofe edhe në Arabi
Pasi u shkarkua nga Al-Hilal, trajneri portugez Jorge Jesus gjeti shpejt një pozicion të ri.
Ai u emërua si trajneri i ri i Al-Nassr, një klub ku ai do të ribashkohet me një bashkatdhetar të jashtëzakonshëm, Cristiano Ronaldo.
Dhe CR7 ka luajtur një rol kyç në bindjen e Jesus për të pranuar punën.
“Pa ftesën e tij, unë nuk do të isha këtu. Cristiano ka fituar kudo, por ende në Arabinë Saudite. Do të përpiqem ta ndihmoj këtë sezon”, tha Jorge Jesus.
Më tej, trajneri portugez që ka fituar te rivalët e Al-Hilal, shtoi: “Flasim të njëjtën gjuhë, gjithçka do të jetë më e lehtë. Nuk mund ta refuzoja sfidën që më paraqiti”.
Deri pak muaj më parë, Jesus ishte lidhur me pozicionin e trajnerit të Brazilit, por federata më pas zgjodhi Carlo Ancelottin.
Tani, në moshën 69 vjeç, ai do të fillojë një aventurë të re në krye të një prej ekipeve më ambicioze në Ligën Profesionale Saudite.
Në moshën 40 vjeç, Ronaldo nuk e ka humbur shpirtin e tij konkurrues, duke pretenduar së fundmi se Liga Saudite tani është ndër pesë më të mirat në botë.
Me Jorge Jesus në krye, qëllimi është i qartë: Ta çojë Al Nassr në majën e futbollit aziatik.