Ndërkohë, Carvajal do të mungojë në ekipin kombëtar për shkak të një dëmtimi në gju. Ndoshta, ai është përjashtuar për pjesën tjetër të vitit.
                    Trajneri i Spanjës flet për grindjen Yamal-Carvajal
                04 nëntor 2025
                |  13:10
            
        Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka komentuar nëse grindja midis Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit gjatë El Clasicos do të ndikonte në harmoninë e ekipit kombëtar.
El Clasico e parë e sezonit pati tensione të mëdha mes dy klubeve më të mëdha spanjolle, ku dy nga akterët kryesor ishin reprezentuesin e Spanjës, Yamal dhe Carvajal.
Pas përfundimit të ndeshjes, veterani i Real Madridit pati një përplasje verbale me yllin e Barcelonës, i cili para ndeshjes kishte bërë disa deklarata të cilat kanë ndezur kampin madrilen.
Megjithatë, përplasja e tyre nuk shihet si problem në kombëtaren La Roja, pasi për këtë ka folur edhe vet trajneri De La Fuente.
“Nuk pati asnjë incident, asnjë sherr, me të vërtetë, ndjenja në ekip është ajo e unitetit, e familjes”, ka thënë trajneri i Spanjës.
Ka dyshime të vazhdueshme nëse Yamal do të thirret për pushimin e ardhshëm ndërkombëtar të nëntorit, duke pasur parasysh dëmtimin e tij të vazhdueshëm në zonën pubike.
Anësori i Barçës nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, megjithëse vazhdon të luajë për skuadrën e Hansi Flick.
                        



                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        