Trajneri italian merr drejtimin e Vushtrrisë

08 shtator 2019 | 13:23

Skuadra elitare e futbollit të Kosovës, Vushtrria për herë të parë në historinë e saj e ka emëruar një trajner të huaj. Bëhet fjalë për trajnerin italian Benvenuto Antonio Toma, i cili ka një karrierë mjaftë të pasur në futbollin italian.

Fotografia e FC Vushtrria

“Po e hapim një kapitull të ri për klubin, për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë. Benvenuto Antonio Toma, i lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56-vjeçar, ish-asistent i njërit nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 2009\10 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karrierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me radhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013. Strategu italian e kishte udhëhequr Leccen në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prapë për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017.  Në verën e këtij viti, në mediet italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vushtrrisë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porsche paraqiti më në fund dy modelet e para të…