Transferimi i Ronaldos te City, punë e kryer

26 gusht 2021 | 16:16

Cristiano Ronaldo po i afrohet çdo moment e më shumë transferimit te Manchester City.

Nga Spanja, “AS” bën me dije se portugezi ka arritur marrëveshjen me Manchester City për pagën dhe gjatësinë e kontratës.

Nga ana tjetër kjo medie bën me dije se Juventusi dhe Manchester City po negociojnë për lojtarin që do zbarkojë në Torino në kthim. City i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare me 230 mijë paund në javë, teksa fiton 500 mijë paund në javë tek “Zonja e Vjetër”, Juve do një sulmues qendre dhe ka zgjedhur Gabriel Jesus para Sterlingut.

Ndërkohë, një tjetër burim pretendon se ka marrëveshje mes të gjitha palëve dhe Ronaldo do kalojë te Manchester City. Këtë lajm e bën të ditur Gonçalo Lopes, gazetar portugez, por mbetet të shihet nëse lajmi do konfirmohet nga mediet e mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka një njeri të vetëm në botë, i cili…