Tre serbët e arrestuar në Veri dyshohet se vranë, torturuan dhe dëbuan popullatën civile gjatë luftës

21 shtator 2023 | 10:57

Tre serbët e arrestuar të mërkurën në Veri sipas Policisë së Kosovës dyshohen se kanë kryer krime gjatë luftës dhe kanë dëbuar popullatën.

“Kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se i arrestuari në Zveçan, D.M., është ish-polic. Ndërkohë për të arrestuarin I.E. ka pretenduar se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ata janë dërguar në drejtim të panjohur, në jug të Ibrit. Zyra për Kosovë ka ofruar menjëherë avokatë për serbët e arrestuar, të cilët po përpiqen ta mësojnë se ku janë dërguar, sepse familjet e tyre nuk kanë informacion të detajuar për më të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratë.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-’99, llogaritet se janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz.

Në tërë territorin e Kosovës llogaritet të kenë ndodhur rreth 400 masakra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mandatuari për formimin e ekzekutivit të 44-të malazez, njëherit…