 
                    Tre shqiptarë në listën e Zvicrës, mungon Zeqiri
                09 nëntor 2022
                |  11:53
            
        Përfaqësuesja e Zvicrës do të luaj në Kampionatin Botëror ku është në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Trajneri Murat Yakin ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për Kupën e Botës.
Kapiteni Granit Xhaka, ylli më i madh i Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe talenti i Luzernit, Ardon Jashari janë në mesin e futbollistëve të ftuar.
Ndërkohë përzgjedhësi zviceran ka lënë në shtëpi sulmuesin e Baselit, Andi Zeqirin i cili e kishte refuzuar Kosovën. Në listë janë edhe yjet si Denis Zakaria, Yann Sommer, Manuel Akanji, Breel Embolo, Remo Freuler apo Noah Okafor.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        