Tre të arrestuar në Prishtinë për lojëra fati

06 gusht 2020 | 10:46

Tre persona në Prishtinë janë arrestuar të mërkurën pasi janë hasur duke luajtur lojëra fati, që sipas një vendimi të qeverisë, është e kundërligjshme.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pajtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e…