
Trepça ‘89 fajëson FFK-në për humbjen nga Flamurtari
16 shkurt 2020
| 21:02
Trepça ‘89 është mposhtur sot në një ndeshje të çmendur me Flamurtarin ku u shënuan plot shtatë gola ndërsa në fund festuan vendasit me rezultat 4:3.
Pas kësaj humbjeje kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, përmes një reagimi në faqen e klubit ka vlerësuar se kjo humbje erdhi me direktiva nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1563716657109385