Trepça ’89 përforcohet me brazilianin Matheus Alisson

20 gusht 2025 | 16:41

Skuadra e Trepçës ’89 ka njoftuar sot se është përforcuar me Matheus Alisson. Sulmuesi brazilian ka luajtur edhe për KEK-un dhe Gjilanin në Kosovë.

“Klubi i futbollit Trepça ‘89 ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri, Matheus Alisson, sulmuesi i krahut nga Brazili. Matheus nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar, pasi në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e KF KEK-ut dhe SC Gjilanit, ku ka treguar cilësi të larta teknike dhe shpejtësi në lojë. Me përvojën dhe energjinë e tij, ai pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Mirë se erdhe në Mitrovicë, Matheus!”, ka njoftuar klubi nga Mitrovica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR)…