
‘Trepça’ largon përkohësisht nga puna një punëtor për mungesë pa arsye
02 maj 2025
| 13:18
Një punëtor i “Trepça” Sh.A është larguar përkohësisht nga puna më 2 maj 2025, pas mungesave pa arsye të justifikuar.
“Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, duke u thirrur në shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve”, është në njoftimin e tyre në “Facebook”.