Tri klube italiane në garë për Behramin

25 janar 2022 | 11:49

Futbollisti shqiptar Valon Behrami është larguar nga Genoa ditë më parë. Mesfushori nga Kosova kishte ende kontratë me klubin e madh italian, por ai e zgjodhi atë me marrëveshje me klubin.

36-vjeçari do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian, pasi për të ka oferta nga Serie B. Mediat në Itali kanë raportuar se janë tri skuadra që po garojnë për t’i marrë shërbimet e Behramit nga Serie B italiane.

Tri ekipet pretendente për t’u futur në elitë, Monza, Brescia dhe Benevento janë duke biseduar me Behramin. Lojtari është i gatshëm të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian dhe pritet që gjatë kësaj jave të vendosë për njërën skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…