
Tri plantacione kanabisi zbulohen në Podujevë
17 tetor 2025
| 09:05
Në pyllin e fshatit Zhiti, komuna e Podujevës, janë zbuluar tri plantacione të mbjella me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas autoriteteve, pas marrjes së mostrave dhe me vendim të prokurorit përgjegjës, bimët e paligjshme bashkë me mjetet e përdorura për kultivim janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet kanë nisur procedurat për të identifikuar personat e përfshirë.