Trim Tërnava, kryeshef i ri i KOSTT-it

20 janar 2026 | 16:18

Trim Tërnava është zgjedhur në pozitën e kryeshefit të KOSTT-it.

Lajmin e ka konfirmuar vet Tërnava.

“Po, e konfirmoj”, ka deklaruar shkurtimisht Tërnava për “Klankosova.tv”.

Për këtë ka njoftuar edhe KOSTT-i.

Ai  ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

Trim Tërnava ka përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në sektorin e energjisë, me fokus në ekonominë e energjisë, zhvillimin e tregut të energjisë, tranzicionin energjetik dhe proceset e integrimit rajonal dhe evropian.

Ai ka një dekadë përvojë profesionale dhe udhëheqëse në sektorin e energjisë dhe synon forcimin e rolit të KOSTT në arritjen dhe avancimin e objektivave strategjike të shoqërisë, duke theksuar operimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt…