Trippier transferohet te Newcastle

07 janar 2022 | 10:00

Newcastle United e ka transferuar Kieran Trippier nga Atletico Madridi për 12 milionë euro.

Trippier me Newcastle ka nënshkruar kontratë deri në qershor të 2024.

“Newcastle United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Kieran Trippier nga Atlético Madrid”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Newcastlet. Të gjithë e dinë se tifozët janë jashtëzakonisht të pasionuar dhe unë do të jap gjithçka për ta”, ka thënë Trippier pas nënshkrimit të kontratës.

Trippier më parë në Premier League, ka luajtur për skuadrën e Tottenhamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar statistikat vjetore për fjalët që kanë kërkuar më…