Tropoja nderon me mirënjohje kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj

27 shtator 2025 | 16:48

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot pati nderin e veçantë të pranojë titullin “Mirënjohja e Tropojës” nga kryetari i Bashkisë së Tropojës,  Rexhë Byberi.

“Kjo mirënjohje, e dhënë si shenjë për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Tropojës që jetojnë e veprojnë në Komunën e Deçanit, për mua është një vlerësim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të vazhduar këtë lidhje të ngushtë vëllazërore që na bashkon”.

“Falënderim i sinqertë për z. Byberi dhe për të gjithë qytetarët e Tropojës për respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi ndërtuar me vite”, ka njoftuar Bashkim Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni im me qytetarët e Drenasit, ka qenë qëndrimi prej…