
Trump: E anuluam takimin me Putinin, s’më dukej i duhur
22 tetor 2025
| 23:53
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte po flasin para gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Uashington.
Pasi falënderoi Trumpin për suksesin e tij në sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme, Rutte tha se dyshja do të flasë më shumë sot se si mund ta çojnë Ukrainën në “azën tjetër në gjetjen e një fundi të luftës së saj me Rusinë, raporton Sky News.
Ndërkaq, Trump foli për anulimin e takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se nuk i dukej i duhur.
“Ne e anuluam takimin me Presidentin Putin. Nuk më dukej i duhur”.
“Nuk më dukej sikur do të arrinim në vendin ku duhet të arrijmë, kështu që e anulova. Por, do ta bëjmë në të ardhmen”, u shpreh ai.