Trump, Guvernatorëve: Përdorni ‘artilerinë e rëndë’

02 qershor 2020 | 11:37

Presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilloi një takim me guvernatorët e shteteve për sa i përket temës së nxehtë të protestave që kanë shpërthyer në vend.

Ai i ka konsideruar krerët e shteteve të dobët dhe se ato duhet të marrin masa më të ashpra për të menaxhuar situatën.

Sipas asaj që shkruan CNN, Trump duket se është në të njëjtën mendje me guvernatorin e Minnesotas, Tim Walz.

Ky i fundit ka përdorur “artilerinë e rëndë” për të kontrolluar situatën në vend duke nxjerrë forcat ushtarake kundër protestuesve.

Mesazhi i Trump ishte i qartë, “nuk po merrni masat e mjaftueshme për të menaxhuar situatën”.

“Ju duhet t’i dominoni ata ose do të dukeni si një tufë dështakësh. E gjithë bota po qesh për djegien e drejtorisë së policisë në Minneapolis, ndaj unë i sygjerova guvernatorit që të përdorë Gardën Kombëtare kundër protestuesve” – i është drejtuar Trump guvernatorëve sipas CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që duhet të bëhet tani është shfrytëzimi i kësaj…