
‘Trump, Kosova beson në ty’, Grenelli dhe ndihmëssekretarja amerikane në Departamentin e Punës shpërndajnë pankartat e protestës
Dje është mbajtur një protestë gjithë popullore në kundërshtim të padrejtësive të Gjykatës Speciale. Pjesëmarrja masive dhe mesazhi i protestës ka tërhequr vëmendjen edhe të administratës Trump.
Populli i Kosovës nuk e harroi ish-kryeprokurorin e komprometuar, Jack Smith, i cili ka arrestuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ka synuar arrestimin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Dje gjatë protestës janë shfaqur dy pankarta, ku në njërën thuhej: “President Trump, Kosova shpreson dhe beson në ty”, dhe një tjetër që thoshte se “Jack Smith e ka rrëmbyer drejtësinë”.
Këto dy pankarta janë shpërndat në rrjetin social “X”, nga i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell dhe zëvendësndihmës sekretarja në Departamentin e Punës dhe Çështjeve të Veteranëve të ShBA-së, Gunnery Sergeant Jessie Jane Duff.