Trump: Mbani çmimet e naftës të ulëta, po luani në duart e armikut

23 qershor 2025 | 16:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar mbajtjen e çmimeve të naftës në nivele të ulëta.

Nëpërmjet një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump ka paralajmëruar se janë duke luajtur ‘në duart e armikut’.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës ulët. Po iu shikoj! Po luani në duart e armikut. Mos e bëni!”, ka shkruar Trump.

Iranianët e kanë cilësuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë, si një hakmarrje të mundshme për sulmet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në…