Trump në Samitin e Hagës: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte… – Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

25 qershor 2025 | 19:58

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s në Hagë, la të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës. I pyetur për deklaratat e shefit të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, se Rusia mund të synojë territore të tjera, Trump u përgjigj shkurt: “Është e mundur.”

Megjithatë, ai shtoi se sipas tij, lideri rus është i interesuar për t’i dhënë fund luftës. “Unë e di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo gjë. Është rrëmujë për të,” deklaroi Trump.

Duke folur mbi situatën në Ukrainë, ai theksoi se ka përshtypjen se edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron përfundimin e konfliktit. “Mendoj se Zelensky do që kjo të përfundojë. E ndjej këtë. Dhe unë mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar,” tha Trump.

Ish-presidenti amerikan bëri të ditur se pas këtij takimi do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus: “Do të flas me Vladimir Putinin, të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë.”

Trump: Ndaluam ndërhyrjen e Serbisë, paqja në Kosovë u ruajt falë nesh Në të njëjtin fjalim, Trump përmendi edhe përpjekjet e administratës së tij për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, duke veçuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte,” tha ai, duke nënvizuar se administrata e tij ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm në rajon. Trump nuk dha detaje të mëtejshme, por akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden, për dëmtimin e perspektivës afatgjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve, përmes vendimeve që ai i quajti “të gabuara”.

Zgjidhje për konflikte globale? Trump përmend Iranin, Indinë, Pakistanin dhe Afrikën Në vijim të fjalimit, ish-presidenti u lavdërua për angazhimin e administratës së tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare gjatë javëve të fundit. Ai përmendi ndër të tjera ndërhyrje diplomatike për çështje mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe tensionet mes Kongos dhe Ruandës.

“Putin më telefonoi dhe më tha: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ I thashë: ‘Jo, ndihmomë me Rusinë’,” tregoi Trump. Ai shtoi se është i përfshirë në përpjekje për të ndalur “një luftë të tmerrshme” në Afrikë, ku sipas tij, “po priteshin kokat gjithandej”.

Pa sqarime për Kosovën, por sinjale për rishikim të qasjes amerikane Edhe pse nuk dha shumë hollësi mbi tensionet në Ballkan, Trump përsëriti angazhimin e tij për të “rregulluar” situatën, duke u shprehur se gjatë mandatit të parë kishte arritur të ndalte një përshkallëzim të madh mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë”…