Trump përcjell Musk: Një punonjës special i qeverisë! Faleminderit Elon

30 maj 2025 | 20:50

Elon Musk është larguar zyrtarisht nga DOGE, departamenti amerikan për shkurtimin e shpenzimeve në SHBA, i krijuar gjatë administratës së dytë të Donald Turmp.

Në Zyrën Ovale, presidenti amerikan ka bërë një bilanc të punës së Musk dhe e ka falenderuar atë për shkurtimin e qindra miliona dollarëve shpenzime dhe për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale.

Trump tha se Musk nuk largohet ‘përgjithmonë’ por se do të jetë pranë administratës herë pas here.

“DOGE ka ndërprerë miliona dollarë për hotelet e emigrantëve ilegalë, miliona dollarë për DEI në Burma, 40 milionë dollarë për ndryshimin e seksit në Uganda. Miliona dollarë. Janë udhërura mijëra burokratë që punonin nga shtëpia të rikthehen në punë, janë ndërprerë mijëra kontrata të panevojshme. 8 milionë dollarë për të bërë minjtë transgjinorë. Mund t’i lexoj gjithë ditën… Jemi të përkushtuar të vijojmë dhe ndërpresim shpenzimet.

Do të bëjmë shkurtime në disa çështje, në disa raste të tjera do të ndërpresim fondet. Me DOGE shumë njerëz qëndrojnë, dhe Elon nuk ikën, ai do jetë këtu herë pas here. Shërbimi ndaj amerikës është i pakrahasueshëm. Ai ka kompaninë më të suksesshme të hapësirës, platformën e fjalës së lirë. Ai ka përballuar abuzim, shpifje, sepse e do vendin tonë. Dua ta falenderoj Elon si një i punësuar qeveritar special”, u shpreh Trump.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar…