
Trump pritet të takohet me Putin dhe Zelensky, njofton Shtëpia e Bardhë
Presidenti amerikan Donald Trump synon të takohet personalisht me presidentin rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, ka mësuar Fox News.
Më pas, Trump planifikon të zhvillojë një takim midis tij, Putinit dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Mundësia u diskutua në një telefonatë midis Trump dhe Zelensky, e cila, sipas një burimi të lartë ukrainas, përfshinte edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Finlandës, pasi i dërguari i Uashingtonit, Steve Witkoff, vizitoi Moskën për bisedime më herët gjatë ditës.
“Rusët shprehën dëshirën e tyre për t’u takuar me Presidentin Trump dhe presidenti është i hapur për t’u takuar si me Presidentin Putin ashtu edhe me Presidentin Zelensky”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.