
Trump, Putinit – 8 gushti, data e fundit për përfundimin e luftës në Ukrainë
Trump dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë deri më 8 gusht. Këtë e bëri të ditur diplomati i lartë amerikan, John Kelly, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se është koha të arrihet një marrëveshje paqësore mes palëve në konflikt.
Ai përmendi se presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij, duke kërkuar që përfundimi i luftës të realizohet brenda afatit të caktuar deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin masa shtesë dhe hapa konkretë për të siguruar që paqja të vendoset sa më shpejt.
Pak ditë më parë, lideri amerikan shprehu zhgënjimin me presidentin rus, Vladimir Putin, për mënyrën se si po trajtohet konflikti dhe refuzimin e Rusisë për të bërë kompromis.