
Trump takon Melonin në Shtëpinë e Bardhë: Do të arrijmë një marrëveshje për tarifat. Giorgia është fantastike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ku dhe deklaroi se do të ketë një marrë veshje me BE për çështjen e tarifave.
“Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha ai.
Nga ana tjetër, edhe Meloni tha se është e bindur se mund të arrijë një marrëveshje me Donald Trump.
“Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht”, tha Meloni ajo.
Trump e cilësoi Melonin si në kryeministre të madhe dhe që sipas tij, bën një punë fantastike.
“Meloni më pëlqen shumë. Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe, po bën një punë fantastike”, tha Trump. “Ajo është një nga udhëheqësit e vërtetë të botës. Është bërë mikja ime”, shtoi ai.
Ndërsa kryeministrja italiane tha se do të arrihet të gjendet një marrëveshje për tarifat, ndërsa ftoi presidentin amerikan në Romë për të negociuar për tarifat me liderët evropianë.
“Me Trump na bashkon lufta kundër kulturës ëoke, emigracioni, trafiku i ferntanili. Ka mosmarrëveshje për tarifat, do të gjendet një zgjidhje. Italia do të duhet të rrisë importet e gazit të lëngshëm amerikan dhe kompanitë tona do të investojnë këtu 10 miliardë lekë. Ekonomitë tona janë të ndërlidhura, me Evropën shkëmbimet masive. Unë dua që qytetërimet tona të mos kenë më probleme, duhet të gjejmë dialog dhe zgjidhje. Në Romë do të jemi në gjendje të takojmë Trump dhe Evropën për të negociuar.”
Meloni është lideri i parë evropian që viziton Uashingtonin që kur Trump vendosi tarifa 20% në BE në fillim të këtij muaji. Tarifa tashmë është ndërprerë për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.
Zyrtarë të lartë të administratës Trump, në një konferencë për gazetarët para takimit, theksuan rolin e Melonit si bashkëbiseduese te vlefshme të presidentit amerikan me Bashkimin Evropian, për çështje të tilla si tregtia, imigracioni dhe kërkimi i një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.