Trump urdhëron kthimin e kontrollorëve ajrorë, fluturimet në kaos

11 nëntor 2025 | 07:48

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi që kontrollorët ajrorë të kthehen menjëherë në punë, ndërsa udhëtarët në SHBA po përballen me mijëra anulime fluturimesh për shkak të mungesës së stafit gjatë mbylljes së qeverisë.

Trump paralajmëroi se do t’u ulë pagën atyre që nuk kthehen dhe do t’u japë shpërblime prej 10 mijë dollarësh atyre që kanë vazhduar punën gjatë 41 ditëve të bllokadës.

“Të gjithë kontrollorët ajrorë duhet të kthehen në punë, TANI! Kushdo që nuk e bën, do të ndëshkohet,” shkroi Trump në rrjetet sociale.

FAA njoftoi se 20–40% e kontrollorëve mungojnë çdo ditë në 30 aeroportet më të mëdha të vendit. Të hënën u anuluan afro 2 mijë fluturime, ndërsa numri pritet të rritet pasi agjencia urdhëroi shkurtimin e fluturimeve deri në 10% nga e premtja.

Kompanitë ajrore si American Airlines, Delta dhe United kanë raportuar humbje dhe vonesa masive, ndërsa drejtuesit e tyre kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të mbylljes së qeverisë.

Problemet e stafit janë përkeqësuar gjatë fundjavës, me 81 qendra të kontrollit ajror që raportuan mungesa të personelit, numri më i lartë që nga fillimi i mbylljes.

Presidenti i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, Nick Daniels, tha se “kontrollorët do të vazhdojnë të paraqiten në punë gjatë kësaj periudhe.”

FAA tha gjithashtu se ka pezulluar trafikun e avionëve privatë në 12 aeroporte për shkak të mungesës së stafit, përfshirë Chicago O’Hare dhe Reagan Washington National.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka thënë se koha e tij…