
Trump zbulon rolin e Mike Waltz pas largimit si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Rubio zë vendin e tij
01 maj 2025
| 21:38
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po emëron, Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, duke e kaluar atw nga roli i tij si këshilltar për sigurinë kombëtare.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio tani do të shërbejë edhe si këshilltar për sigurinë kombëtare, tha Trump.
“Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në radhë të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit”, shkroi Trump në Truth Social.