Trumpi bën homazhe para trupit të Bushit

04 dhjetor 2018 | 11:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, kanë bërë homazhe para trupit të ish-presidentit amerikan, George HW Bush, i cili po qëndron në Kongresin amerikan.

Trump ka bërë një vizitë të shkurtër në ndërtesë, ku publiku mund të vizitojë arkivolin deri të mërkurën, kur edhe është funerali.

Trumpi, në të kaluarën, është përplasur me familjen Bush, por ai pritet të ndjekë shërbimin funeral.

Bushi, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare, do të varroset në shtetin e tij, Teksas.

Ai ka shërbyer si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar…