
Trumpi e mirëpret fundin e mundshëm të luftës në Ukrainë
11 maj 2025
| 09:01
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njoftimi i homologut të tij rus Vladimir Putin do të thotë se kjo mund të jetë një “ditë potencialisht e shkëlqyer për Rusinë dhe Ukrainën”.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha: “Mendoni për qindra e mijëra jetë që do të shpëtohen teksa kjo ‘gjakderdhje’ e pafund shpresojmë të marrë fund.”
“Do të jetë një botë krejt e re dhe shumë më e mirë”, shtoi ai, duke u zotuar se do të “vazhdojë të punojë me të dyja palët për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, shkruan BBC.