
Trumpi i jep Putinit afat të ri: 10-12 ditë për të vepruar në Ukrainë
28 korrik 2025
| 15:29
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur gjatë një konference për medie me kryeministrin britanik, Keir Starmer është pyetur lidhur me komentet e tij të mëhershme për Rusinë dhe afatin për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
“Do të vendos një afat të ri, rreth 10 ose 12 ditë që nga sot. Nuk ka arsye për të pritur. Ishin 50 ditë, desha të jem bujar, por thjesht nuk po shohim asnjë përparim”, është shprehur Trumpi.
Më tutje, Trumpi ka ritheksuar se është “shumë i zhgënjyer nga Putini”.
“Kam folur shumë me presidentin Putin, jemi marrë vesh”, ka thënë Trump sipas “BBC”-së, duke shtuar se: “Putin del dhe nis të lëshojë raketa mbi qytete si Kievi, duke vrarë shumë njerëz, ndoshta edhe në ndonjë shtëpi pleqsh – trupa të shtrira rrugëve”.