Trumpi i uli rresht para tij liderët evropianë, shefin e NATO-s dhe Zelenskyn, foton e publikoi në ‘Instagram’ pa përshkrim
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pritur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë evropianë dhe shefin e NATO-s.
Një fotografi, ku mysafirët e tij shihen të ulur në rresht para tij, Trumpi e ka publikoi në “Instagram” pa asnjë përshkrim.
“Bossi i ka të gjithë në vijë”, ishte një prej shumë komenteve.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte ishin pjesë e takimit me Trump, pasi ai fillimisht e ka pritur në një takim të veçantë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pas takimit është thënë se po përgatitej një takim ndërmjet Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në një përpjekje të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.



