
Trumpi: Në Ukrainë do të arrihet paqja, por ata nuk janë ende gati
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përsëri se do të arrijë paqe në Ukrainë, duke i thënë mediumit amerikane “CBS”: “Ne do ta bëjmë”.
Pavarësisht mungesës së përparimit të prekshëm që nga samiti i tij në Alaskë me Vladimir Putin tre javë më parë, udhëheqësi amerikan ka deklaruar : “E kam parë, e kam parë dhe kam folur për këtë me presidentin Putin dhe presidentin Zelenskyy”.
“Diçka do të ndodhë, por ata nuk janë ende gati. Por diçka do të ndodhë. Ne do ta bëjmë”, ka thënë Trumpi, shkruan “Skynews”.
Më herët mbrëmë, ndërsa ka pritur udhëheqësin polak në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka lëshuar një paralajmërim të ri për Putinin, duke thënë “do të shihni gjëra të ndodhin” nëse ShBA-të janë të pakënaqura me vendimet e Putinit mbi luftën.
Presidenti amerikan kuptohet se është i frustruar me mungesën e përparimit që nga samiti i Alaskës.
Vladimir Putin ende nuk ka rënë dakord për bisedime dypalëshe me Volodymyr Zelenskyn, të cilat Trumpi ka thënë se do të organizoheshin, dhe dje në Pekin sugjeroi se do të ishte i gatshëm ta takonte vetëm nëse ai do të vinte në Moskë, gjë që Kievi e ka refuzuar.