
Trumpi nga Skocia i përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha këndejpari do të ndodhnin 6 luftëra në botë
28 korrik 2025
| 14:37
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump është takuar të hënën me kryeministrin britanik, Keir Starmer në Skoci.
Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trumpi ka thënë se ka shumë armëpushime në botë.
“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trumpi.
Më tutje, Trumpi ka thënë se, nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.
“Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, ka thënë presidenti amerikan.
Ai ka thënë se ndërhyrja e tij çoi në një armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Trumpi ka përmendur edhe marrëveshjen e paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.