Trumpi u kërkon armëpushim Kamboxhias dhe Tajlandës

27 korrik 2025 | 08:15

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me liderët e Kamboxhias dhe Tajlandës, pasi dy shtetet janë përfshirë në një konflikt të armatosur përgjatë kufirit të përbashkët.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump tha se të dyja palët janë pajtuar të takohen menjëherë për të arritur një marrëveshje armëpushimi, duke shtuar se qëllimi përfundimtar është “PAQ*E!”.

Trump gjithashtu paralajmëroi se bisedimet tregtare me këto shtete nuk do të rifillojnë derisa të ndalen luftimet. “Nuk është e përshtatshme që të negociohet tregtia përderisa ka konflikt ushtarak,” theksoi ai.

Konflikti, i cili shpërtheu më 24 korrik, ka rezultuar me të paktën 33 viktima, përfshirë ushtarë dhe civilë, ndërsa mijëra persona janë zhvendosur nga të dy anët e kufirit.

Ndërhyrja e Trump vjen në prag të vendosjes së tarifave 36% për importet nga Kamboxhia dhe Tajlanda, të cilat hyjnë në fuqi më 1 gusht, përveç nëse arrihet marrëveshje paraprake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se…