Trumpi vendos tarifa të reja mbi drurin dhe mobiliet e importuara

30 shtator 2025 | 08:30

Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja mbi produktet e drurit dhe mobiliet e importuara, duke rritur shqetësimet për çmime më të larta në ndërtim dhe rinovim banesash.

Sipas vendimit të ri, që hyn në fuqi më 14 tetor, SHBA do të aplikojë: 10% tarifë mbi drurin e butë ndërtimor, si dërrasa dhe trarët, 25 për qind tarifë mbi mobiliet prej druri, dollapët e kuzhinës dhe mobiliet me tapiceri.

Nga 1 janari 2026, tarifat do të rriten sërish, deri në 50 për qind për dollapët dhe 30 për qind për mobiliet me tapiceri, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv.

Trump tha se kjo masë synon të mbrojë prodhuesit amerikanë dhe të forcojë sigurinë kombëtare, duke akuzuar shtete si Kanadaja, Kina dhe Vietnami për “furnizim të tepruar” në tregun amerikan.

Por ekspertët paralajmërojnë se tarifat do të ndikojnë në rritjen e kostove të ndërtimit dhe mobilimit, në një kohë kur çmimet e banesave janë në nivele rekord dhe industria amerikane nuk ka kapacitet të plotë për të zëvendësuar importet.

Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e mobilieve janë rritur me 4.7 për qind gjatë vitit të fundit, ndërsa mobiliet e dhomës së ndenjës dhe ngrënies kanë pësuar rritje mbi 9 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhimin Qian, shtetase kineze e njohur edhe si Yadi Zhang,…