Tsipras tregon kushtin ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE

11 qershor 2019 | 20:53

Për herë të parë, Greqia ka shprehur hapur kushtin që ka ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Alexis Tsipras, i cili ka paralajmëruar për zgjedhje të parakohshme në Greqi më 7 korrik, ka prezantuar programin e partisë që ai drejton, Syriza. Përpos çështjeve të brendshme, Tsipras ka folur edhe për diplomacinë e Greqisë dhe raportet me shtetet fqinje.

Sa i përket Shqipërisë, kushti për anëtarësim në BE janë të drejtat e minoritetit grek.

“Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Evropian”. Kjo është pika për Shqipërinë në programin politik të partisë së Tsiprasit, që saktëson qartë kushtin për vendin tonë.

Greqia ka kërkuar vazhdimisht respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe të pronave të tyre, sidomos në zonën e Himarës, si një nga kriteret për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, për herë të parë kjo pikë është konkretizuar në programin elektoral të Syrizas, e cila e konsideron kusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. /tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nxehti afrikan pritet ta prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave.…